Çel siparin edicioni i katërt i Panairit të Librit “Kamza Lexon”
“Ndryshimet digjitale po sjellin transformime në të gjitha format e kulturës, dhe ajo që po ndodh sot në këtë aspekt është dramatike”. Me këtë mesazh u çel edicioni i katërt i panairit të librit “Kamza Lexon”, nga profesori i njohur Pirro Misha.
“Ajo që po ndodh sot është dramatike sepse ndryshimet teknologjike janë të përditshme, ndryshime kaq të shpejta s’kanë ndodhur kurrë në informacion. Janë ndryshime që detyrimisht sjellin ndryshime dhe në të gjithë format e kulturës”, tha Misha.
Libri tradicional përballë formave digjitale ishin diskutimet që bënë bashkë shkrimtarët më në zë të letërsisë shqipe.
“Bum botimesh por një rënie leximi, pra ka një problematikë, ka një kontradiktë, dhe a mund të gjendet forma didaktike e nxitjes së leximit paralelisht me zhvillimin e teknologjisë dhe mbi të gjitha do të thosha që më e rëndësishme është zhvillimi i shoqërisë”, shprehet shkrimtari Ylljet Aliçka.
“Ç’rëndësi ka forma se si ata shkojnë te libri, për ne e rëndësishme është që të marrin këto gjëra që përmenda dhe se shkojnë përmes formës elektronike apo përmes formës së leximit, asnjë prej nesh nuk është i interesuar”, tha shkrimtarja Anila Mullahi, shkrimtare.
Përveç diskutimeve mbi rolin e librit në epokën digjitale, u përcollën edhe mesazhe të veçanta për lexuesit e rinj, duke theksuar rëndësinë e leximit dhe zhvillimit kulturor te brezat e ardhshëm.
“Libri fizik është integruar me librat me muzikë, librat ku personazhet flasin. Këmbëngulja është te procesi I të lexuarit. Leximi është më i rëndësishëm nuk ka rëndësi se e merr atë erën e letrës apo jo”, u shpreh shkrimtarja Rita Petro.
Nga data 1 deri më 3 maj, 25 shtëpi botuese, të përfaqësuara nga autorë, shkrimtarë dhe botues, do të jenë pjesë e aktiviteteve dhe takimeve me lexues të moshave të ndryshme në qytetin e Kamzës.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 10:25 Tre të arrestuar në Greqi, akuzohen për sulmet ndaj disa shtëpive të personave të lidhura me partinë në pushtet
- 10:17 Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
- 10:07 Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor