Çela dhe Dumani takojnë kreun e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

15 Shtator 2025 | 15:18

Drejtuesi i Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, z. Mladen Nenadiç, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur në takime zyrtare nga Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Çela, si dhe nga kreu i SPAK-ut, z. Altin Dumani.

Gjatë takimit me z. Çela, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumenteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, si Eurojust, krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore dhe zhvillimi i hetimeve paralele.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e koordinimit të hetimeve në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, si një mekanizëm i rëndësishëm për goditjen e krimit ndërkufitar në rajon.

Ndërsa në takimin me kreun e SPAK, z. Altin Dumani, i cili u zhvillua në ambientet e këtij institucioni, u diskutua për ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit mes dy institucioneve në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Dumani dhe z. Nenadiç theksuan rëndësinë e shkëmbimit të ndërsjellë të informacionit dhe ekspertizës, në dobi të zbatimit të ligjit, sigurisë rajonale dhe më gjerë.

I mbështetur nga Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor pranë Eurojust-it, ky takim, i pari mes dy institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Serbisë, shënon një hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026