Çelet ekspozita në Gjirokastër për 115 vjetorin e shkollës ‘liria’

7 Mars 2023 | 15:57

Ekspozita arkivore “Gërmat tona janë të arta” u çel në qytetin e Gjirokastrës, në kuadër të 7 Marsit dhe 115 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe “Liria” në qytetin e gurtë.

Studiuesi Niko Kotherja ishte kuratori i kësaj ekspozite.

“Pavarësisht se kjo datë ka të bëjë drejtpërsëdrejti me shkollën e parë shqipe të Korçës duhet mos harruar në këtë kuadër edhe kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë dhe figura të tjera të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare të cilët dhe kanë rënë dëshmorë të shkollës dhe gjuhës shqipe. Ashtu sikundër është Pandeli Sotiri, i cili është drejtori i parë i i Mësonjëtores së Korçës, ai vinte nga zona e Gjirokastrës “- theksoi ai.

Në këtë ekspozitë u pasqyruan material origjinale të teksteve të para mësimore, revista të botuara jashtë vendit nga rilindasit, si dhe fotografi të veprimtarëve të shquar gjirokastritë të lëvizjes për gjuhën dhe shkollën kombëtare

Ekspozita tërhoqi vëmendjen e shumë studiuesve dhe intelektualëve të qytetit. Pjesëmarrës ishin dhe nxënësit e shkollave.

“Këto janë ekspozita për të cilat ka nevojë Gjirokastra për të mësuar historinë, e cila ka qenë histori e lavdishme e njerëzve të thjeshtë, të cilët bënë që të hedhin themelet e shtetit shqiptar. Një matarial arkivor shumë i pasur, i cili na njeh me përpjekjet titanike të rilindasve të trevës së Gjirokastrës për formëzimin e gjuhës shqipe duke marrë pjesë me intelektualët më të mirë të saj”- tha Vaso Polo, specialist i trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të Javës së Arsimit në Gjirokastër po organizohen një sërë aktivitetesh si vlerësim për kontributin dhe punën në vite të mësuesve gjirokastritë për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026