Mbappe “kërcënon” Bayernin, të mërkurën luhet ndeshja e kthimit
Kylian Mbappe është padyshim sulmuesi i momentit në futbollin botëror, teksa tashmë gëzon dhe statusin si golashënuesi më i mirë në historinë e PSG.
24-vjeçari po kalon një formë fantastike në kampionatin francez, ndërsa kërkon të njëjtin sukses dhe në Ligën e Kampionëve.
Në prag të sfidës vendimtare ndaj Bayernit të Mynihut, Mbappe pohon se ndihet i kënaqur me arritjet e deritanishme.
“Luaj për të bërë historinë dhe gjithmonë e kam shprehur se dua ta realizoj në Francë, me klubin tim të zemrës, PSG-në. Ndjenjë e veçantë të jesh në krye në spektrin e golave në moshë kaq të re. E dashuroj gjithçka që mbart ky ekip dhe më motivon të jap më të mirën edhe në vazhdimësi,” – u shpreh ai.
Më tej ylli i sulmit të gjelave ka kërcënuar në një farë mënyre bavarezët, teksa synon të shënojë tripletë.
“Dëshiroj të shënoj 3 apo më shumë gola në kuadratin e bavarezëve dhe të hipotekojmë çështjen ‘kualifikim’. Të gjithë jemi koshientë se sa të fortë janë në fushën e vet, por kjo nuk nënkupton se është mision i pamundur. Mjafton të shikojmë situata të caktuara, kur kemi vënë në shërbim gjithë potencialin tonë dhe kemi arritur të japim shfaqje të jashtëzakonshme,” – tha Mbappe.
Përballja mes Bayernit dhe PSG-së luhet të mërkurën në Allianz Arena, ndërsa sfida e parë u fitua nga gjermanët me rezultatin 1-0.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë