Çelet muzeu me objekte nga Perandoria Osmane në shkollën e Polis në Librazhd

25 Prill 2026 | 19:52

Një nismë e veçantë në fushën e trashëgimisë kulturore është realizuar në Polis Librazhd, ku në ambientet e shkollës është ngritur një muze. Objektet e mbledhura datojnë nga periudha të hershme, duke përfshirë edhe elementë të trashëgimisë së Perandoria Osmane, si dhe dëshmi të jetës së përditshme ndër shekuj.

“Ky kandil i Perandorisë Osmane mund të jetë rreth 150-vjeçar. Kemi edhe djepin që është shumë i vjetër; kemi disa të tillë, por ky është ndër më të vjetrit. Sa vjeç mund të jetë djepi? Djepi mund të jetë rreth 180-vjeçar, sepse nga druri dhe mënyra e punimit dëshmon lashtësinë e tij.

Por ka edhe objekte të tjera, të cilat i shërbejnë orës së mësimit për ta bërë atë sa më efikase. Kërkimet do të vazhdojnë, sepse në zonën tonë kemi edhe objekte të tjera. Pak më poshtë, në zonën e Mirakës, kemi një vendqëndrim me emërtimin ‘Trajekto’, ku ka objekte romake që dëshmojnë për lashtësinë e rrugës së vjetër Egnatia. Janë objekte 1600–1800-vjeçare, të periudhës romake”, tha mësuesi i Historisë, Shkëlqim Hoxha.

Interesi i komunitetit ka qenë i menjëhershëm. Brenda një kohe të shkurtër, koleksioni i muzeut është pasuruar me 85-90 objekte.

“Gatishmëria e komunitetit dhe e nxënësve ishte e menjëhershme dhe, deri në momentin që ne flasim, kemi arritur të grumbullojmë 85–90 objekte. Kjo punë nuk mbaron me kaq; do të vazhdojë që ne të kemi një muze të kompletuar. Pse jo, në të ardhmen ky të jetë edhe një pikë për vizitorët që kalojnë në zonën tonë, duke ditur që kjo zonë përshkohet edhe nga rruga Egnatia”, tha Artur Terziu, drejtor i Shkollës së Bashkuar Gostimë.

Objektet e ekspozuara shërbejnë edhe si mjete ndihmëse në procesin mësimor, duke i afruar nxënësit me historinë përmes shembujve konkretë. Ky muze pritet të kthehet edhe në një pikë me interes për turistët, për shkak të lidhjes së zonës me gjurmët e Via Egnatia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026