Çelet në muzeun ‘Marubi’ ekspozita me fotografi të pazarit të vjetër të qytetit

19 Korrik 2025 | 19:40

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur një ekspozitë e veçantë që sjell në fokus historinë vizuale dhe kulturore të Pazarit të Vjetër të qytetit.

Për herë të parë për publikun prezantohet koleksioni fotografik i tregtarit shkodran Palokë Laca, i cili ruhen në arkivin e Muzeut të Etnografisë në Budapest. Krahas këtij koleksioni të rrallë, ekspozita përfshin edhe objekte nga fondi etnografik i Institutit të Antropologjisë, si dhe imazhe të papublikuara më parë nga arkivi i vetë muzeut “Marubi”.

Një hapësirë e veçantë i është dedikuar dizajnerit shkodran Jozef Martini, i cili ofron një interpretim bashkëkohor të motiveve tradicionale përmes tekstileve jacquard. Puna e tij synon të bashkojë mjeshtërinë tradicionale me ndjeshmërinë estetike moderne.

“Përmes kësaj ekspozite, dëshiroj t’ju ftoj në një udhëtim që kthen pas në kohë, kujtime dhe imagjinatë. Në këtë mënyrë, secili mund të përfytyrojë përvojën e vet në zemër të Pazarit të Vjetër të Shkodrës,” shprehet një nga organizatorët.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 13 shtator, duke ofruar një përvojë unike për studiuesit, artdashësit dhe të gjithë ata që janë të interesuar në trashëgiminë kulturore të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026