English

Celibashi: Nuk ka reflektim nga partitë politike për reformën zgjedhore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Thirrja e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk është dëgjuar nga partitë politike.

- Advertisement -

Në një konferencë me gazetarët, Ilirjan Celibashi deklaroi se ndërhyrjet në momentet e fundit për reformën zgjedhore nxisin konflikt politik mes partive.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se nga ana e partive politike nuk ka asnjë reflektim për të reformuar ligjin zgjedhor, ku sa më shumë ditë kalojnë aq më problematike do bëhet situata.

“Nuk ka një reflektim nga ana e partive politike vecanërsisht atyre parlamentare në lidhje me angazhimin që ato vet kanë marrë për të reformuar ligjin zgjedhor. Sa më shumë ditë kalojnë aq më problematike do të bëhet situata dhe nga pikëpamja politike dhe kjo do të reflektojë edhe në cilësinë e produktit që do të ketë kjo reformë”, tha Celibashi.

Në parlament partitë kanë votuar vetëm ngritjen e dy komisioneve, asaj të reformës zgjedhore dhe administrativo-territoriale, ku përbërja e dy komisioneve ka mbetur pezull dhe ende nuk ka një vendim se kur palët do të vijojë më tej me procesin për t’i hapur rrugë ndërhyrjeve.

Ndërkohë, kur na ndajnë edhe 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme lokale, a është e gatshme kqz që të implementojë numërimin dhe votimin e elektronik në të gjithë vendin?

Celibashi tha se sipas gjykimit të tij mund të implementojnë një numër të caktuar bashkish të mëdha dhe të vogla.

“Në një numër të caktuar bashkish të mëdha dhe të vogla mundet ta implementojmë dhe mendoj se do të vlente në gjykimin tim”, tha Celibashi.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, janë evidentuar 47 raste të dyshimta që lidhen me votim të dyfishtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?