“Çerçiz Topulli më thonë…”/ Përkujtohet 116-vjetori i luftës së Mashkullorës

19 Mars 2024 | 16:51

Në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës është përkujtuar 116-vjetori i Luftës së Mashkullorës, një prej ngjarjeve të rëndësishme historike të çetës patriotike të atdhetarit Çerçiz Topulli në prag të Shpalljes së Pavarësisë.

Banorë të zonës, historinë, përfaqësues të pushtetit vendor vlerësuan vendin që ka kjo betejë në kontributin atdhetar dhe patriotik të zonës së Gjirokastrës.

“Lufta e 18 Marsit të vitit 1908 ishte në vazhdën e luftërave që bënin atdhetarët shqiptarë për liri, në prag të shpalljes së Pavarësisë dhe në vazhdën e zinxhirit të luftrave që ishin bërë kryengritjet e tanzimatit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ngritja e klubeve dhe shoqërive atdhetaro-patriotike dhe ishte në vazhdën e luftës për liri dhe pavarësi”-u shpreh Shyqyri Hysi, historian.

“Një datë historike jo vetëm për Gjirokastrën. Në gjithë kalendarin e aktiviteteve që planifikon Bashkia Gjirokastër gjithë datat historike zënë një vend të rëndësishëm, përtej faktit që duhet dhe institucionalisht ti përkujtojmë, ti festojmë si data të rëndësishme ku kanë të bëjnë me atë çfarë Gjirokastra është sot” –tha Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë.

Një rol të veçantë në këtë ngjarje historike kanë pasur pjesëtarët e çetës patriotike të Çerçiz Topullit.

“Në këtë zinxhir të artë të historisë sonë bën pjesë edhe Lufta e Mashkullorës e shtatë luanëve të Shqipërisë, të cilët u përballën me rreth 200 ushtarë dhe oficerë turq në 18 Mars 1908”-nënvizoi Hysi.

Përgjatë këtij viti në Gjirokastër janë zhvilluar një sërë aktivitetesh në përkujtim dhe nderim të ngjarjeve dhe datave të rëndësishme historike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026