Çerek shekulli në shërbim të dijes, “Albas” feston 25-vjetorin e themelimit

4 Dhjetor 2025 | 20:41

Në një atmosferë festive dhe të mbushur me emocion, Shtëpia Botuese “Albas” ka festuar 25-vjetorin e themelimit të saj, duke shënuar kështu një çerek shekulli kontribut në botimet shqiptare, arsimin dhe kulturën.

Që prej fillimeve, “Albas” është kthyer në një prej emrave më të rëndësishëm të industrisë së librit, duke sjellë tituj bashkëkohorë, autorë të rinj dhe standarde të reja profesionale në botim. Ceremonia e përvjetorit mblodhi botues, shkrimtarë, përkthyes, mësues, bashkëpunëtorë dhe lexues të apasionuar, të cilët kanë qenë pjesë e rrugëtimit të shtëpisë botuese ndër vite.

Gjatë fjalës së saj, drejtoresha e “Albas”, Rita Petro, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar në suksesin e shtëpisë botuese.

Të pranishmit ndanë kujtime nga bashkëpunimet e tyre, duke theksuar ndikimin e “Albas” në përhapjen e dijes dhe kulturës në vend.

Fjalët e mirënjohjes, kujtimet dhe emocionet e ndara krijuan një tablo të qartë të asaj që “Albas” ka përfaqësuar gjatë 25 viteve: një shtëpi ku lindin ide, botohen libra cilësorë dhe formohen breza të rinj.

Me këtë atmosferë të ngrohtë dhe festive, “Albas” mbyll një kapitull të rëndësishëm të historisë së saj, për të hapur një tjetër me ide të reja, botime të reja dhe sfida të reja drejt së ardhmes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026