Certifikatat COVID: Cilat shtete në Europë po i bëjnë të detyrueshme?  

26 Korrik 2021 | 17:32

Numri i shteteve evropiane që po planifikojnë ta bëjnë të jashtëligjshme hyrjen në një bar apo restorant pa treguar provë se je vaksinuar kundër COVID-19, është gjithnjë në rritje.

Me shtimin e rasteve të infektimeve, shtete si Franca, Holanda dhe Italia po kërkojnë ta shtojnë detyrimin për t’u pajisur me një ‘certifikatë COVID’ edhe për t’u akomoduar në hotele apo çdo lloj biznesi me ambiente të mbyllura.

Çdo shtet ka specifikat e veta ndaj kjo është një përmbledhje e asaj që qeveritë evropiane po kërkojnë me anë të këtyre certifikatave apo pasaportave COVID.

Çfarë është ‘certifikata jeshile’ dhe përse duhet?

13 shtete në Evropë kanë nisur planet për ta bërë ligjërisht të detyrueshme pajisjen me një certifikatë të tillë.

Ajo do të marrë formën e dokumentit në letër apo një aplikacioni që provon se vizitorët në çdo lloj biznesi me ambiente të mbyllura përfshi hotelet, restorantet, baret etj., të jenë vaksinuar tërësisht, përndryshe nuk do të lejohen të hyjnë.

Këto masa po ndërmerren për t’u siguruar që vizitorët në bare, restorante, muze, pishina apo site të tjera kulturore dhe argëtuese me ambiente të mbyllura, të jenë të sigurt nga infeksioni i mundshëm me COVID-19.

A është ndryshe nga certifikata COVID?

Jo. EUDCC apo certifikata COVID përdoret përgjithësisht për ata që duan të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE, dhe verifikon statusin e vaksinimit të një udhëtari, duke bërë të mundur lëvizjen e tij të lirë nëpër kontinentin evropian.

Certifikatat jeshile do të kenë të njëjtin qëllim, duke u shtrirë edhe në bizneset e lartë përmendura.

Përse është ndeshur me kaq shumë polemika?

Njoftimi rreth këtyre masave të reja nuk është mirëpritur aspak mirë nga shumë qytetarë evropianë. Shumë besojnë se certifikata jeshile shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe inkurajon baret dhe restorantet të “diskriminojnë” kundër çdokujt që nuk dëshiron apo i trembet bërjes së vaksinës.

Protesta të mëdha në Francë, Greqi dhe Britani të Madhe kanë bërë thirrje këtë javë kundër detyrimit të këtyre certifikatave, duke thënë se ato janë vetëm një mënyrë e tërthortë për të thënë se vaksinat tashmë janë të detyrueshme.

Cilat shtete po e përdorin?

  • Austria

Hyrja në restorante, teatro, hotele, objekte sportive dhe sallonet e bukurisë kërkojnë provë që je vaksinuar, një test negativ ose certifikatë që ke kaluar COVID-19.

  • Qipro

Kushdo që dëshiron të vizitojë restorante apo hotele në Qipro duhet të pajiset me Coronapass, që njihet gjithashtu si Safe Pass, një dokument që provon vaksinim ose testin negativ.

  • Danimarka

Danimarka kërkon ‘Coronapas’ për të gjithë restorantet me ambiente të brendshme apo objektet kulturore dhe ka te njëjtat detyrime si certifikata COVID.

  • Franca

Presidenti Emmanuel Macron urdhërojë një dekret që detyron të  gjithë vizitorët në biznese me ambiente të mbyllura të pajise me një certifikatë jeshile.

  • Gjermania

Masat variojnë nga qyteti në qytet por përgjithësisht klientët duhet të paraqesin një test negativ ose provë që janë vaksinuar për të hyr në biznese me ambiente të mbyllura.

  • Itali

Duke filluar nga 6 gushti, të gjithë do të duhet të paraqesin një certifikatë jeshile COVID për të hyrë në biznese akomoduese dhe restorante.

  • Luksemburgu

Klientët me certifikatë vaksinimi digjitale kanë të drejtë të qëndrojnë në ambientet e bizneseve me ambiente të brendshme deri në orën 1:00 ndërsa të tjerët duhet të përdorin maskë.

  • Holanda

Nuk ka ende asnjë detyrim ligjor të certifikatës jeshile COVID ama vetëm bizneset që e detyrojnë paraqitjen e saj lejohet të operojnë me kapacitet të plotë.

  • Portugalia

Gjatë mbrëmjeve pas orës 19:00 dhe gjatë fundjavave, bizneset në 60 bashki portugeze i kërkojnë klientëve provën e vaksinimit ose test negativ. Fëmijët nën 12 vjeç nuk përfshihen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026