Çështja Balluku, Rama: Të hënën depozitojmë nismën për ndryshimet ligjore

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
15 Shkurt 2026 | 09:56

Kryeministri Edi Rama në podkastin “FLASIM” ka folur lidhur me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar se të hënën do të ndërmarrë një nisme ligjore. Sipas tij kjo nismë do t’i prezantohet fillimisht Grupit Parlamentar dhe se do të jetë transparente për opinionin publik.

“Gjykata në ushtrimin e kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim. Por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, paralizohen nëse ministri pezullohet. Pra nëse ti thua që unë pezulloj një ministër, Presidentin, etj, faktikisht ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin.

Sepse nuk është pezulluar thjesht personi, por funksioni. Pikërisht për shkak të funksionit, emërimi apo shkarkimi i ministrit nuk është gjëkundi, në asnjë vend të botës, sepse nuk e ka nxjerrë kush një rast në një vend të botës që kjo kompetencë të jetë e një prokurori apo gjykatësi me një seancë paraprake. Pavarësia e gjyqësorit mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit.

Gjithsesi ne do kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën, bashkë me kryetarin e grupit Taulant Balla dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do i paraqitet fillimisht grupit parlamentar dhe do të jetë transparente për opinionin publik”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026