Çështja e tarifave, zyrtari i BE-së takohet me homologët amerikanë

21 Shkurt 2025 | 07:10

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv dhe të drejtë në tregti gjatë një takim prej katër orësh me zyrtarët e administratës së Presidentit Trump, me shpresën për të shmangur një konflikt të mundshëm tregtar.

“Objektivi kryesor, siç na u prezantua dje nga partnerët tanë amerikanë, është reciprociteti”, tha për median të enjten Maros Sefcovic, komisioneri evropian për tregtinë dhe sigurinë ekonomike.

Zoti Sefcovic u takua të mërkurën me Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, Drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë Kevin Hassett dhe Jamieson Greer, i emëruari i Presidentit Donald Trump si përfaqësues tregtar i Shteteve të Bashkuara.

Zotimi i Presidentit Donald Trump për tarifa reciproke ndaj importeve evropiane ka trazuar partneritetin e gjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Presidenti Trump ka thënë se tarifat amerikane do të jenë për përputhje me taksat që u vihen importeve amerikane.

Plani i Presidentit Trump për tarifa të drejta do të përfshijë gjithashtu tatimin mbi vlerën e shtuar, çka mund të rrisë taksat e importit dhe mund të nxisë një konflikt më të gjerë tregtar nëse BE-ja vendos masa hakmarrëse.

Një luftë e gjerë tregtare rrezikon të ngadalësojë ekonominë edhe të rrisë inflacionin, çka mund të krijojë sfida financiare për miliona familje. Në një rast të tillë kjo do të dëmtonte mbështetjen politike për Presidentin Trump, pasi votuesit e zgjodhën atë me premtimin për përmirësimin e ekonomisë.

Presidenti Trump ka propozuar gjithashtu tarifa të veçanta për sektorë të ndryshëm, si industria automobilistike, farmaceutika dhe pajisjet kompjuterike. Ndërkohë janë vënë tarifa prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit.

Presidenti amerikan i ka ngrirë tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë duke u dhënë një afat prej 30 ditësh për bisedime të mëtejshme dhe zbatimin e kërkesës për të bërë më shumë kundër imigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës së drogës. Taksat e importit, që ka gjasa të dëmtojnë industrinë amerikane të automjeteve dhe sektorë të tjerë, mund të fillojnë të zbatohen në mars.

Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, tha gjatë konferencës së shtypit se delegacioni meksikan kishte zhvilluar bisedime me të dhe me Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick për të zgjidhur çështjet.

“Ne duam një tregti të drejtë”, tha zoti Hassett.

Komisioneri evropian për tregtinë dhe sigurinë ekonomike, Maros Sefcovic, tha se kishte diskutuar me partnerët amerikanë mbi kapacitetin industrial të Kinës, kryesisht për çelikun. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për të trajtuar këtë problem, në vend që të luftojnë me njëra-tjetrën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Martohet “Vajza më e bukur në botë”, kurorëzon në Paris dashurinë me biznesmenin (FOTO)

Thylane Blondeau, francezja 25-vjeçare, e cila dikur përshkruhej si “vajza më e bukur në botë”, u martua me të fejuarin e saj në Paris. Për...
18:20 | 29/06/2026

Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, është regjistruar për të kërkuar nominimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, duke synuar një...
18:10 | 29/06/2026

Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)

Dy të dyshuarit për vrasjen e gjashtë personave në Stade, në Gjermaninë veriore, janë neutralizuar dhe arrestuar nga policia, ndërsa momenti i ndërhyrjes është kapur...
18:05 | 29/06/2026