“Çështja McGonigal do çohet deri në fund nga SHBA-të”- Fuga analizon situatën
Akademiku, Artan Fuga, analizoi në një intervistë për Euronews Albania, procesin e reformës në drejtësi, si dhe hetimin e çështjes McGonigal nga drejtësia amerikane.
Fuga tha se SHBA-të do t’i shkojnë deri në fund çështjes së ish-zyrtarit të FBI-së dhe do të zbardhin atë çfarë ka ndodhur.
Për sa i përket drejtësisë shqiptare ai tha se nga pikëpamja e rezultateve ende nuk ngjallet besim.
“Unë nuk jam në gjendje të them që drejtësia po lëviz shpejt pasi në Gjykatën e Apelit janë pa fund. Edhe në Shkallën e Parë kanë një ngadalësi të jashtëzakonshme. Mos të harrojmë që procesi i vetingut ka marrë një vonesë shumë të madhe.
Ndërkohë ajo që shoh unë është që ka thirrje në SPAK, por të tilla ka pasur gjithmonë. Unë do të doja të shikoja procesin e mbyllur me fajësi apo pafajësi, ose të dilnin përpara gjykatës.
Nga pikëpamja e rezultateve ne akoma jemi në një situatë që të ngjallë besim akoma jo.
Besoj shumë që drejtësia amerikane do ta çojë deri në fund hetimin e kësaj çështjeje pasi nuk ka asnjë pengesë për të. Ndërkohë ajo që unë shoh është një lloj heshtje e përfaqësuesve të SHBA-ve në Tiranë në raport me ngjarjet e aktualiteteit dhe kjo sigurisht ka krijuar një lloj boshëllëku në këto dy javët e fundit, por nuk mendnoj se kjo do të jetë afatgjatë. Unë mendoj se Shqipëria në NATO dhe BE nuk mund të bëjë pa mbështetjen e SHBA-ve. Dhe nuk besoj se do të kishte politikanë në Shqipëri që do të kërkonte ta thyente këtë gjë”, tha Fuga.
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit