‘Çështjet ligjore me ndërmjetësues’, harta e re gjyqësore ka krijuar mbingarkesë
Ndërmjetësuesit pritet të shërbejnë si “valvulë shkarkimi” për të ulur mbingarkesën në gjykata, të shkaktuar prej hartës së re gjyqësore.
Mbyllja e 18 gjykatave në vend ka krijuar një volum të madh dosjesh, ç’ka zvarrit në kohë dhënien e drejtësisë për çështjet që duhet të kalojnë në gjykim.
Kjo ka bërë që tashmë ministria e Drejtësisë t’i japë rëndësi formave të tjera alternative për zgjidhjen e konflikteve, pa përfunduar në dyert e gjyqësorit.
“Për ministrinë e Drejtësisë zgjidhja alternative e konflikteve është një sfidë faktikisht, sepse siç e kemi parë ka kohë që punojmë, por akoma rezultatet nuk po duken gjëkundi.”- theksoi Tetis Lubonja, përfaqësuese e ministrisë së Drejtësisë
Prandaj tashmë po punohet për një “drejtësi të re” dhe në ndihmë vijnë ndërmjetësuesit.
“Qytetarët kur kanë një konflikt mund të vijnë me avokatin tek ne, por nuk shkojnë në gjykatë. Edhe nëse shkojnë në gjykatë, gjyqtarët në bazë të kodit të procedurës civile, mund ta referojnë tek një ndërmjetës.”- tha Drita Avdyli, kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve
“Në kushtet tani që të gjithë gjykatat e Apelit kanë shkuar në Tiranë, do të thotë që për 30 vite çështjet e apelit nuk do të zgjidhen. Prandaj qytetarët mund t’i drejtohen për çështjet e divorcit, për pronat, për çështjet civile e penale, një ndërmjetësi për ta zgjidhur atë shumë shpejt.”- shtoi më tej ajo.
Hapat e para në këtë drejtim janë hedhur nga gjykata e Durrësit.
“Gjyqtarët e kanë detyrim ligjor të referojnë çështje me ndërmjetësim, por nisur nga ngarkesa e madhe që është përballuar vitet e fundit kjo ka qenë lënë mënjanë, pra nuk i është kushtuar rëndësia e duhur. Nga 1 qershori i këtij viti ne jemi në zbatim të këtij projekti dhe nga ana e gjyqtarëve kanë filluar dhe rastet e para të referimit të çështjeve me ndërmjetësim.”- tha Paulin Çera, Kryetar i Gjykatës së Durrësit.
Në qytetin bregdetar janë të licensuar 6 ndërmjetës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën Civile, Tregtare, të punës, familjare, etj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë