Çfarë dihet nga atentati në Vlorë, lidhja e objektivit me “të fortin” e Vlorës
Vlora është tronditur mbrëmjen e së mërkurës, ku mbi 60 plumba kallashnikovi u zbrazën në një atentat mafioz në drejtim të objektivit Kevin Hajrulla në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar. Si pasojë e breshërisë mbetën të plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla dhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili ishte tregtar ambulant i fruta-perimeve.
Menjëherë pas ngjarjes, Euronews Albania siguroi pamjet kur disa persona transportojnë në spital të plagosurin që ndodhej në automjetin e qëlluar me armë zjarri.
View this post on Instagram
Kevin Hajrulla, i cili nuk njihet si person me precedentë penalë, mori disa plumba në trup dhe gjendja e tij shëndetësore është në rrezik. Ndërsa i plagosuri tjetër, Armand Spahiu, u qëllua gabimisht nga autorët me një plumb në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Pamjet e makinës së 30-vjeçarit tregojnë edhe egërsinë e sulmit.
Pak minuta pas ngjarjes, zona ku ndodhi krimi u mbush me oficerë të krimeve dhe ekspertë kriminalistikë, të cilët u munduan të mblidhnin të gjitha provat, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë që mund të hedhin dritë mbi itinerarin që kanë ndjekur autorët. Ngjarja pasoi me një informacion se në Panaja po digjej një automjet, i cili u verifikua se ishte i autorëve, të cilët kishin lënë pas edhe dy armë zjarri kallashnikov.
Në vendin e ngjarjes u mblodhën dhjetëra gëzhoja, ndërsa policia nisi shoqërimet për të marrë në pyetje persona në lidhje shoqërore me objektivin e atentatit. Sulmi terrorizoi edhe qytetarët në zonë.
Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili i ka bërë ballë disa atentateve në Vlorë dhe njihet si pasuesi i perandorisë kriminale të Edison Harizajt, i mbetur i vrarë në një atentat në vitin 2018 në Durrës. Hetuesit ende nuk kanë të qartë pistën për këtë ngjarje, ndërkohë që mëngjesin e së enjtes, i plagosuri Hajrulla është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës, ku ndodhet në rrezik për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit