Çfarë dihet nga sulmi ajror ndaj grupit negociator të Hamasit në Katar
Kryeqyteti i Katarit, Doha, është tronditur nga shpërthime të fuqishme këtë të martë, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një sulm ajror që kishte në shënjestër drejtues të nivelit të lartë të Hamasit.
Sipas mediave vendase, shpërthimet u dëgjuan në një zonë qendrore të qytetit, duke shkaktuar panik mes banorëve. Pamje të publikuara në platformën sociale X tregonin tym që ngrihej mbi ndërtesa në zemër të Dohas.
Në një deklaratë të shkruar, ushtria izraelite konfirmoi se objektiv i sulmit ishin figura të larta të Hamasit, por nuk dha detaje mbi vendndodhjen e saktë apo mbi viktima të mundshme. Megjithatë, një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti për kanalin televiziv Channel 12, pohoi se shpërthimet në Doha ishin rezultat i një operacioni të ushtrisë izraelite që synonte eliminimin e krerëve të Hamasit.
Nga ana tjetër, një zyrtar i Hamasit, i cituar nga televizioni Al Jazeera, deklaroi se sulmi u krye gjatë një takimi të brendshëm ku po diskutohej një draft i ri për marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve mes Tel Avivit dhe Hamasit. Ky draft, sipas burimit, ishte paraqitur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Mediat izraelite raportuan gjithashtu se qeveria e Tel Avivit kishte njoftuar paraprakisht Uashingtonin për operacionin dhe se Trump kishte dhënë “dritën jeshile” për atentatin ndaj figurave të larta të Hamasit. Po sipas këtyre burimeve, sulmi u krye nga avionë luftarakë dhe ndër objektivat ishin zyrtarët e lartë të Hamasit, Khalil al-Hayya dhe Khaled Mashal, të cilët raportohet se ndodheshin në ndërtesën e goditur.
Administrata izraelite kishte paralajmëruar edhe më herët se nuk do të hezitonte të godiste drejtuesit e Hamasit jashtë territoreve palestineze, nëse kjo konsiderohej e nevojshme për sigurinë kombëtare të vendit.
Ndërkohë, autoritetet katariote nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi ngjarjen, ndërsa situata në Doha mbetet e tensionuar pas shpërthimeve që shkaktuan shqetësim të madh në opinionin publik.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid