Çfarë dihet nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Sulmi në Magdeburg të premten mbrëma ka shkaktuar tronditje të madhe në Gjermani dhe në mbarë botën. Një automjet u përplas me turmën në tregun e Krishtlindjeve, duke lënë 5 të vdekur dhe 200 të plagosur, prej të cilëve 40 janë në gjendje të rëndë. Sulmi ka nxitur reagime të shumta dhe një thirrje për hetime të plota.
Gazeta gjermane Bild raportoi se 41 njerëz u lënduan rëndë, 86 janë duke u mjekuar për lëndime të rënda dhe 78 të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Reagime brenda Gjermanisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi vendin e ngjarjes të shtunën dhe shprehu dhimbjen e tij për viktimat. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë krah tyre në këtë moment të vështirë,” shkroi ai në platformën X, duke falënderuar ekipet e shpëtimit për veprimet e tyre të menjëhershme.
Presidenti Frank-Ëalter Steinmeier përshkroi ngjarjen si një tragjedi që “prek zemrën e festës së Krishtlindjes.” Ai shprehu mbështetje për të afërmit e viktimave dhe kërkoi hetime të hollësishme për të zbuluar të gjitha detajet e këtij akti të rëndë.
Kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, e quajti ngjarjen një “katastrofë të paprecedentë” dhe shprehu ngushëllimet e tij për viktimat. Ai falënderoi forcat e emergjencës për përkushtimin e tyre në përballimin e situatës.
Reagime ndërkombëtare
Ngjarja ka shkaktuar tronditje edhe përtej kufijve të Gjermanisë. Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu solidaritetin e tij, duke theksuar se “Franca ndan dhimbjen me popullin gjerman.”
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e dënoi aktin si “brutal dhe frikacak,” ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i përcolli ngushëllimet e tij Kancelarit Scholz. Arabia Saudite gjithashtu dënoi aktin dhe shprehu mbështetjen e saj për Gjermaninë dhe familjet e viktimave.
Si ndodhi ngjarja?
Incidenti ndodhi pak pas orës 19:00, kur një BMË e zezë, e marrë me qira, përplasi turmën në tregun e Krishtlindjeve, duke përshkuar një distancë prej 400 metrash. Sipas policisë, tregu u evakuua menjëherë dhe zona mbeti e mbyllur për hetime.
Shoferi i automjetit, një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite i identifikuar si Taleb A., u arrestua në vendngjarje. Taleb A. ka jetuar në Gjermani që prej vitit 2006 dhe ka marrë statusin e azilantit politik në vitin 2016.
View this post on Instagram
I dyshuari dhe hetimet
Autoritetet nuk kanë ende një motiv të qartë për sulmin. Taleb A. nuk kishte një histori të mëparshme si ekstremist, por analizat e deklaratave të tij në rrjetet sociale sugjerojnë një qëndrim kritik ndaj islamit dhe shqetësime për islamizimin e Gjermanisë. Në postimet e tij, ai e përshkruante veten si një “kritik agresiv i islamit.”
Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar nëse incidenti ishte i qëllimshëm apo rezultat i ndonjë rrethane tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet