Çfarë dihet nga takimi 4-orësh i të dërguarit të Trump me Vladimir Putin

12 Prill 2025 | 10:49

I dërguari amerikan Steve Witkoff zhvilloi një takim rreth 4 orë me presidentin rus Vladimir Putin të premten, në një përpjekje të re diplomatike për të çuar përpara një armëpushim në Ukrainë. Takimi, i treti për këtë vit mes Witkoff dhe Putinit, u mbajt në Shën Petersburg dhe sipas Kremlinit, u fokusua në “aspektet e një zgjidhjeje në Ukrainë”.

Bisedimet u përshkruan si “produktive” nga Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm rus dhe drejtues i fondit shtetëror të pasurisë së Rusisë, i cili pati gjithashtu një takim paraprak me Witkoff në Grand Hotel Europe, gjatë një konference për tregun e çelikut inox.

Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në rrjetet sociale, shprehu zhgënjimin ndaj ritmit të bisedimeve, duke i bërë thirrje Putinit të “vazhdojë” me një armëpushim. “Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë,” shkroi ai.

Ndërkohë, Keith Kellogg, i dërguari i Trump për Ukrainën, mohoi lajmet se SHBA mbështet ndarjen territoriale të Ukrainës. Mediat e kishin cituar atë duke krahasuar situatën me ndarjen e Berlinit pas Luftës së Dytë Botërore. Në reagimin e tij, Kellogg tha se komentet ishin “keqinterpretuar” dhe se ai kishte folur për një forcë paqeruajtëse që mbështet sovranitetin e Ukrainës.

Nga pala ukrainase, presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për përpjekje të qëllimshme për ta zgjatur luftën, gjatë një vizite në Kryvyi Rih, ku më 4 prill një sulm rus me raketë vrau 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë. Zelensky hodhi akuza të rënda se qindra shtetas kinezë janë duke luftuar përkrah ushtrisë ruse.

Në të njëjtën ditë, vendet evropiane ranë dakord për një paketë ndihme ushtarake prej 21 miliardë euro për Kievin. Megjithatë, ministrat e mbrojtjes të Evropës shprehën skepticizëm për fundin e afërt të konfliktit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi takimin me Witkoff si pjesë të një procesi të vazhdueshëm “normalizimi marrëdhëniesh”, por shtoi se “nuk duhen pritur përparime të menjëhershme”. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë mes Trump dhe Putinit, duke deklaruar: “Varet nga ajo që ka sjellë Ëitkoff.”

Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin, deklaroi se marrëdhëniet SHBA-Rusi nuk mund të kalojnë nga “mosbesimi total në bashkëpunim të plotë brenda pak muajsh”.

Megjithatë, ka shenja të kujdesshme bashkëpunimi. Javën e kaluar u zhvillua një shkëmbim i profilit të lartë të të burgosurve mes dy vendeve.Trump, i cili ka pretenduar se mund t’i japë fund luftës brenda “24 orëve”, vazhdon ta kritikojë mungesën e përparimit drejt një armëpushimi të qëndrueshëm. “Një luftë që nuk do të duhej të kishte ndodhur dhe nuk do të kishte ndodhur, po të isha unë President!”, deklaroi ai të premten.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026