Çfarë dihet për atentatin mafioz ndaj 29-vjeçarit në Durrës, pistat ku po hetohet

20 Maj 2025 | 17:18

Mesnatën e së hënës Durrësi u trondit nga një atentat mafioz. Persona të maskuar vranë më armë zjarri 29-vjeçarin Ermir Dedja në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar.

Si pasojë e të shtënave, Dedja ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së plumbit që i përshkoi trupin. Edhe pse autorët zbrazën thuajse një karikator kallashnikovi, vetëm një predhë plumbi kapi viktimën, e cila rezultoi fatale për të.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania, dallohet makina e autorëve, e cila lëviz brenda rrugicave të lagjes ku jetonte 29-vjeçari. Po ashtu disa persona në video largohen të tmerruar pasi dëgjuan breshërinë e armës.

Pamjet e marra mëngjesin e së martës tregojnë vendin e ngjarjes, me xhama të thyera të qendrës shëndetësore.

Sipas policisë, atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë pas.

Emri i 29-vjeçarit rezulton në arkivat e policisë, si person me rekorde kriminale, pasi në vitin 2015, Dedja ishte arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike që destinacion kishte Kosovën.

Po ashtu, në vitin 2017, ai u arrestua si bashkëpunëtor në një plagosje me armë zjarri në Shijak, ku përkrahu autorin e dyshuar, Ismail Nuredinin.

Ermir Dedja me origjinë nga Shijaku jetonte në Durrës prej vitesh dhe dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal në Shijak. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania, një tjetër pistë kjo për hetuesit për të orientuar dyshimet dhe arsyet e vrasjes së 29-vjeçarit.

Mëngjesin e së martës, policia ka njoftuar se në fshatin Gërdec në Vorë kanë gjetur automjetin e përdorur nga autorët në vrasjen e të riut dhe armën e krimit.  Pritet që të analizohen të gjitha provat e siguruara për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026