Çfarë duhet të dini për Tempullin e Shpejtësisë
Pak ditë pas emocioneve të Zandvoort, Formula 1 mbërrin në Monza për “Italian Grand Prix”. Në vazhdim do t’ju tregojmë disa fakte interesante për një nga garat klasike të botërorit të shpejtësisë.
Sesioni i 1-rë (ora 13:30) dhe i 2-të (ora 17:00) i Provave të Lira do të zhvillohen të premten. Sesioni i 3-të i tyre (ora 12:30), ndjekur nga Provat Zyrtare (ora 16:00) do të mbahen të shtunën.
Ndërsa Gara (ora 15:00) do të zhvillohet të dielën në datën 1 Shtator. Provat Zyrtare dhe Gara do të transmetohen në Eurnews Albania dhe IN Radio. Në vazhdim ato çka duhet të dini për “Italian Grand Prix 2024”:

Statistika
Gara e 1’rë – 1950
Gjatësia e pistës – 5.793km
Xhiro më e shpejtë – 1m 21.046s, Rubens Barrichello, Ferrari, 2004
Më shumë “pole positions” – Lewis Hamilton (7)
Më shumë fitore – Michael Schumacher & Lewis Hamilton (5)
Distanca deri në kthesën e 1’rë – 472 metra
Parakalime të kompletuara në vitin 2023 – 49
Probabiliteti për “Safety Car” – 50%*
Probabiliteti për “Virtual Safety Car” – 38%*
Koha në “Pit stop” – 23.46 sekonda
Kuriozitet – “Italian Grand Prix” është në kalendar prej vitit 1950, ndërsa Monza e organizon garën prej vitit 1980.
*Sipas 8’të garave të fundit në Monza

“Pole position” në 5 vitet e fundit
2023 – Carlos Sainz (Ferrari)
2022 – Charles Leclerc (Ferrari)
2021 – Max Verstappen (Red Bull)
2020 – Lewis Hamilton (Mercedes)
2019 – Charles Leclerc (Ferrari)

5 fituesit e fundit në “Italian GP”
2023 – Max Verstappen (Red Bull)
2022 – Max Verstappen (Red Bull)
2021 – Daniel Ricciardo (McLaren)
2020 – Pierre Gasly (AlphaTauri)
2019 – Charles Leclerc (Ferrari)

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë