Çfarë e shkaktoi ndaljen e fluturimeve brenda SHBA-së?
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e ka lejuar rinisjen e fluturimeve pas një ndërprerjeje në sistemin që paralajmëron pilotët për çfarëdo problemi që mund të paraqitet. Kjo ndërprerje kishte detyruar më parë FAA-në të ndalonte të gjitha fluturimet e brendshme në Shtetet e Bashkuara për disa orë.
Mbi 4.000 fluturime u vonuan dhe më shumë se 600 të tjera u anuluan për shkak të kësaj ndërprerjeje që nga mëngjesi i së mërkurës. Fluturimet brenda SHBA-së filluan dalëngadalë të riniseshin pasi u hoq një ndalesë tokësore.
Sistemi FAA që ka për qëllim të dërgojë njoftime te pilotët për rreziqet pati një problem teknik rreth orës 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale, thanë zyrtarët, shkroi Radio Evropa e Lirë.
FAA urdhëroi linjat ajrore të ndalonin të gjitha fluturimet e brendshme deri në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale, përderisa sigurohej nëse ishte rikthyer sistemi dhe ishte rikyçur në internet.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ishte informuar për ndërprerjen nga sekretari i Transportit, Pete Buttigieg.
“Nuk ka asnjë provë të një sulmi kibernetik deri tani”, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, në një postim në Twitter, teksa shtoi se rasti po hetohet nga Departamenti Amerikan i Transportit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 20:37 Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur