Çfarë është Ligji i Luftës? Historiani Xhufi sqaron si lindi armiqësia me Greqinë

12 Korrik 2024 | 20:27

Historiani Pëllumb Xhufi ka treguar në emisionin “Review” në Euronews Albania zanafillën e Ligjit të Luftës me Greqinë, marrë shkas nga propozimi i PDIU që Kuvendi shqiptar t’i kërkojë Greqisë heqjen e këtij ligji.

Xhufi tha se Ligji i Luftës erdhi pas sulmit italian në Greqi, i cili sipas tij, u krye përmes territorit të pushtuar të Shqipërisë.

Ai tregoi gjithashtu se pas thyerjes së ushtrisë italiane në Greqi, gjermanët i erdhën në ndihmë aleatit të tyre duke pushtuar Athinën.

Sipas Xhufit, edhe pasi Athina ishte pushtuar nga gjermanët, trupat greke vijonin të qëndronin në zonën e quajtur Vorio-Epir, të cilën e mbanin të pushtuar duke marrë shkas nga precedenti i sulmit italian.

“Ligji i Luftës erdhi në një konjukturë të caktuar, që ishte sulmi i Italisë, në 28 tetor 1940 nga territori i pushtuar i Shqipërisë drejt Greqisë. Sulmi i ushtrisë italiane u thye shumë shpejt nga Greqia. Pikërisht ligji i luftës u shpall në këtë kohë, kur u ndal ofensiva italiane dhe filloi tërheqja. Dhe doli një ligj lufte, që është ligj për shtetasit armiq të Greqisë.

Në të njëjtën ditë u shpall edhe gjendja e luftës ndaj Italisë e Shqipërisë. Dua të them që u tregua përmbajtja e vërtetë e këtij ligji që në muajt e parë. Tërheqja e ushtrisë italiane, bëri që ushtria greke, e mbështetur fort edhe nga britanikët, pasi ishte flota e tyre që i shkaktoi dëmet më të mëdha italianëve.

Për t’i ardhur në ndihmë italianëve, në pranverë të vitit 1941, për t’i ardhur në ndihmë italianëve ushtria gjermane hyri nga Bullgaria dhe pushtoi Greqinë, atëherë trupat greke qëndroi me këmbëngulje në frontin shqiptar, në atë kohë që trupat gjermane kishin hyrë në Athinë. Qëndruan në Epir ku kishin vendosur një regjim ushtark dhe kishin aneksuar territorin shqiptar, duke nisur nga precedenti i sulmit italian”, tha Xhufi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026