Kur bëhet fjalë për raportimin e krimeve, mbulimi mediatik është plotësisht i fokusuar tek njerëzit. Ne kemi tendencë të raportojmë për drogat e paligjshme apo përdorimin e armëve, por shumë rrallë për shfrytëzimin e burimeve njerëzore, pavarësisht se është diçka që ndodh kudo nëpër botë dhe, në fakt, është një vepër penale.
Problemi qëndron se, krimet mjedisore janë njëkohësisht të vështira për t’u gjurmuar por edhe për t’u provuar.
Arthur Pare është një hulumtues mjedisor, që e ka kthyer në një qëllim të jetës zbulimin e mënyrave, të cilat do të sillnin përgjegjësi penale tek këta shkelës.
Duke qenë se është rritur në Kosta Rika, ai e ka kaluar të gjithë fëmijërinë e tij në natyrë, dhe pas karrierës së tij të parë në fushën e teknologjisë dhe hetimit ndaj pastrimit të parave, ai vendosi të fokusohej në atë që njihte më mirë – parandalimin e shkatërrimit të natyrës.
“Kam jetuar në plazh, sërfi dhe ngjitjet në mal për mua ishin të përditshme”, thotë ai. “Shpërngulja në rrugët urbane të Parisit ishte një shok për mua”.
Së bashku me një ekip juristësh mjedisorë në Geosmine në Paris, Pare punon për të zbuluar krime si tregtinë e kafshëve të egra, ekstratimin e burimeve dhe ndotjen.
Këshilltarët e tij teknikë kryejnë analiza dhe hetime kriminale me anë të inteligjencës ekonomike, njerëzore dhe atë artificiale.
Të dhënat që marrin mund të përdoren më pas në studime ekologjike ose nga mediat për të rritur ndërgjegjësimin publik.
Harta që po i jep zë atyre që nuk dëgjohen
Vepra e fundit e Pares është një mjet i quajtur “Eco Crime Map” (Harta e Krimeve Ekologjike), e cila lejon që përdorues të paidentifikuar të raportojnë krime mjedisore nga kudo që ndodhen nëpër botë.
Në shumë vende, frika nga hakmarrja politike ndalon viktimat dhe dëshmitarët t’i raportojnë autoriteteve krimet.
Një hartë e cila ndjek krimet ekologjike në kohë reale mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të korrupsionit, duke tërhequr vëmendje në rrugët kriminale. Deri më tani janë raportuar 178 krime.
“Qëllimi është të centralizojmë të dhënat që lidhen me krimet mjedisore, të marrim informacione për të krahasuar mënyrat e operimit me industri të tjera të paligjshme dhe tu japim zë viktimave dhe dëshmitarëve të këtyre krimeve pa frikën e masave ndëshkimore”, thotë Pare për Euronews
Nëse do të ekzistonte një inventar online në shtypjen e një butoni, Pare shpreson se gazetarët, organizatat joqeveritare dhe autoritetet mund t’i përdoin të dhënat dhe të nxjerrin në pah numrin e lartë të krimeve të kryera.
A është i mjaftueshëm raportimi i krimeve?
Dr. Emanuela Orlando, lektore e Ligjit Mjedisor në Universitetin e Suseksit, e quan hartën si një “iniciativë interesante” duke thënë se do të mund të adresojë një nga problemet kryesore të krimeve ekologjike.
“Pjesa më e madhe e këtyre sjelljeve të paligjshme kalojnë pa u zbuluar nga policia apo agjenci të tjera përforcuese”, shton Orlando, “patjetër, këto aktivitete të paligjshme kanë tendencë të prekin pjesët më vulnerable të sektorëve të shoqërisë, si për shembull gratë apo komunitetet minoritare në rajonet e varfra”.
Për Dr. Orlando, sigurimi i anonimitetit është “shumë i mirëpritur dhe duhet të reklamohet gjerësisht”. Ajo thekson se raportimi është vetëm një ndër hapat e shumtë.
“Krimet mjedisore janë një problem shumë kompleks, veçanërisht kur lidhen më krimin e organizuar”.
“Për këto lloje krimesh, një strategji efektive duhet të mbështetet në forcimin e sistemit të sigurisë si dhe krijimi i institucioneve përkatëse për të raportuar korrupsione të tilla”, përmbledh Dr. Orlando.
Sa miliarda vlen industria e krimeve mjedisore?
Sipas, Europol, agjencia e përforcimeve të ligjeve të BE, vlera vjetore e krimeve mjedisore transnacionale përllogaritet të jetë 63 miliardë deri në 182 miliardë euro çdo vit.
Në fakt, krimet mjedisore mund të jenë po aq përfituese sa trafikimi i drogave të paligjshme, por sanksionet janë shumë më të ulëta, dhe janë më të vështirë për tu detektuar.
Këto faktorë e bëjnë shumë tërheqëse për grupet e krimeve të organizuara.
Geosmine e quan “industria e paligjshme më fitimprurëse, por më pak e shtypur në botë”.
Shumë grupe njihen për orkestrimin e programeve të konservimit, për shembull, shpenzimi i miliona dollarëve gjatë procesit.
“Mos blini kafshë shtëpiake në internet”, paralajmëron Pare. “Shpesh qentë dhe macet trafikohen në mënyrë të paligjshme dhe janë përdorur për teste të ndryshme”.
Madje tashmë ekziston edhe një industri e re e quajtur gjueti pa leje online. “Kjo është një metodë e re për trafikim, e cila kryhet nëpërmjet rrjeteve shoqërore dhe kompanive si Ebay apo Amazon, ku po shiten brinjë rinocerontësh”.
Arsyet pse këto krime pjesën më të madhe të kohës injorohen janë “shantazhi dhe presioni”.
Është krimi mjedisor i njëjtë me ekocidin?
Kudo nëpër botë ekzistojnë ligje për të parandaluar krimet mjedisore të kthehen në kërcënime ndaj jetës sonë të përditshme. Kjo nis që nga hedhja e mbeturinave deri tek mbipeshkimi i specieve të mbrojtura apo tek trafikimi i brinjëve të rinocerontëve.
Në kontrast, ekocidi do të thotë krijimi i një pune apo kujdesi të ligjshëm për jetën në tokë. Është një thirrje që mjedisit t’i jepen të drejta, pak a shumë si njerëzve, dhe ka lindur nga rritja e niveleve të detit dhe ngrohja globale nëpër botë.
“Fushata Stop Ekocidin” u nis nga avokatja Polly Higgins, e cila ndërroi jetë në Prill të vitit 2009, dhe që prej atëherë po drejtohet nga aktivistja mjedisore Jojo Mehta së bashku me disa të tjerë.
Nëse do të zbatohej ligjërisht, ekocidi do të sillte marrjen e masave ligjore ndaj çdo akti apo vepre që do të dëmtonte ekosistemet apo mirëqenien e specieve.
Kjo do t’i bënte drejtorët dhe ministrat e qeverisë, të cilët bëjnë shkelje të tilla ndaj natyrës, përgjegjës penalë.
Por deri më tani, nuk është njohur akoma nga Kombet e Bashkuara si një krim ndërkombëtar.
Ndryshe nga trafikimi i drogave apo mallrave të tjera të paligjshme, “burimet natyrore janë të shtershme dhe nuk mund të rikrijohen në një laborator”, deklaron Interpol-i. “Për këtë arsye, duhet në mënyrë emergjente të luftojmë krimet mjedisore”.