Çfarë kanë mësuar deri më tani hetuesit austriakë rreth sulmuesit në Graz

12 Qershor 2025 | 14:36

Hetuesit austriakë po ndërtojnë ngadalë një profil të 21-vjeçarit që vrau 10 persona dhe më pas veten në një shkollë në Graz të martën, thanë zyrtarët.

Policia gjeti plane për bomba dhe një bombë të paaktivizuar gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, por motivi i sulmit mbetet i paqartë, raporton Reuters.

Autoritetet deklarojnë se i dyshuari e la shkollën herët dhe jetonte me nënën e tij në periferi të Gracit.

Fqinjët e përshkruajnë atë si të tërhequr dhe të mbyllur, shpesh duke mbajtur një kapelë dhe kufje.

Hetuesit nuk mundën të gjenin miq të ngushtë ose të njohur që mund të jepnin informacione shtesë rreth tij. Ai as nuk ka një llogari personale në rrjetet sociale.

Mediat austriake raportojnë se i dyshuari filloi të praktikonte të shtënat në një klub lokal të shtënave tre muaj më parë, por nuk krijoi asnjë kontakt shoqëror .

Policia do të mbajë një konferencë për shtyp më vonë sot. Në të shtënat që ndodhën të hënën në një shkollë të mesme në Graz, 11 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, raportoi më parë shërbimi publik austriak ORF, duke shtuar se sulmuesi, i cili ishte midis viktimave, kishte me vete një pistoletë dhe një pushkë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij

Turku 45-vjeçar, i cili të hënën e kaluar qëlloi dhe vrau gjashtë punonjës të ndihmës sociale në një qendër paraburgimi për të mitur në Gjermani...
15:22 | 03/07/2026

Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)

Qindra njerëz mbushën supermarketet në Paris, ndërsa banorët e kryeqytetit francez përpiqeshin me dëshpërim të blinin kondicionerë të lirë përpara se të godiste vala e...
13:46 | 03/07/2026

Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor

Qeveria franceze vlerëson se 2,025 vdekje iu shtuan statistikave të zakonshme gjatë valës së të nxehtit të qershorit në vend, tha të premten Ministri i...
09:20 | 03/07/2026