Thuajse dy në tre shqiptarë mendojnë se nisma ‘Open Balkan’ është në interes të Shqipërisë.
Gjetjet e ‘Barometrit’ të Euronews Albania tregojnë se shqiptarët e Shqipërisë kanë përgjithësisht mendim pozitiv për nismën e Ballkanit të Hapur.
44% e shqiptarëve mendojnë se ‘Open Balkan’ e përshpejton integrimin europian të rajonit.
Më shumë se gjysma (54%) besojnë se kjo nismë do rrisë volumin e turistëve nga rajoni që vizitojnë Shqipërinë, duke ndihmuar ekonominë e vendit.
Një nga tezat e diskutuara gjerësisht në publik është që nisma për ‘Open Balkan’ është e nxitur nga miliarderi George Soros. Kjo nuk ka gjetur shumë mbështetje mes shqiptarëve.
Pjesa më e madhe e tyre nuk e dinë (36%) nëse Soros ka lidhje me nismën apo jo. Thuajse një në tre shqiptarë (31%) e refuzojnë këtë tezë dhe vetëm 17% e të anketuarve janë dakord.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar në 20-30 nëntor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk jemi kundra levizjes se lire,por do kishte vlere nese Serbia do e kishte njohur Kosoven.
Ne kete rast ne duhej te ishim ne krah te Kosoves,jo ta linim vetem.
Si perfundim mendoj se eshte veprim i gabuar,dhe dukemi te dobet si shtet per te qene ne krah te Kosoves.😕🇦🇱🇽🇰
ivermectin lotion stromectol for humans for sale – ivermectin buy nz
http://stromectol1st.com/# stromectol ireland
stromectol covid 19 [url=https://stromectol1st.com/#]generic stromectol[/url] stromectol for sale