Çfarë ndodhi me avokatin e Rexhep Selimit? Reagon bashkëshortja
Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit ka bërë një sqarim rreth avokatit David Young, për të cilin Specialja më herët e bëri një njoftim se ai nuk do të mbrojë më ish-pjesëtarin e UÇK-së.
Mehmeti-Selimi thotë se avokati David Young mbetet pjesë e ekipit mbrojtës së Rexhep Selimit, por që për arsye shëndetësore të tij, avokat kryesor do të bëhet Geoffrey Roberts.
“Të nderuar qytetarë, e ndiej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut. z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit.
Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young”, thuhet në reagimin e saj.
Tutje, ajo ka shtuar se “ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë me intensitetin dhe harmoninë e zakonshme. Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve”, thotë ndër tjera ajo.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania