“Çfarë ngjyre i do të brendshmet”- Mesazhi i drejtuesit, “furtunë” në FSHP

29 Prill 2023 | 21:57

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka përjashtuar drejtorin e klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka.

Mësohet se kjo asamble është mbledhur përmes një mesazhi në Ëhatsapp për të përjashtuar klubin e Teutës dhe Kamzës.

Ky vendim vjen pasi presidenti i klubit të Kamzës, Dashamir Çajka, publikoi një foto të presidentit Gjoza, i cili i kishte dërguar një mesazh ish-punonjeses së FSHP-së, se çfarë ngjyre i donte të brendshmet.

Kur mblidhet Asambleja e Jashtëzakonshme sipas statutit duhet të njoftohen klubet një muaj përpara me shkrese zyrtare dhe iu vihet në dijeni edhe rendi i ditës se për çfarë duhet të diskutojnë. Gjithashtu duhet te vihet në dijeni edhe Ministira e Arsimit dhe Sportit.

Asambleja e jashtëzakonshme mbildhet me miratimin e 1/3 të anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, duke ngritur dyshime mbi paligjshmërinë e vendimeve.

Që në fillim të marrjes së mandatit, Gjoza shkarkoi dy anëtarë me vendim të Komitetit drejtues, në shkelje të statutit.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026