Çfarë përgjigjeje pret nga LDK-ja, ja çfarë thotë Kurti
“Ato janë çështje të Prishtinës”, tha kryeministri në detyrë, Ablin Kurti të martën më 6 maj, kur u pyet nëse pret përgjigje pozitive nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas ftesës së dërguar dje.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërgoi letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku më 5 maj, duke i bërë ftesë për koalicion. Deri më tani, Abdixhiku nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare.
“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt Kurti për KosovaPress pasi e vendosi gurthemelin e objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.
Më pas, ai u pyet nga mediat nëse “opozita po e zvarritë konstituimin nga frika se më pas LVV-ja do të formojë qeverinë e re”.
“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analistë. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VVazhdojmë tutje”, tha Kurti.
Deputetët kanë dështuar sërish më 5 maj të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi LVV-ja nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e nevojshme.
Deri më tani janë bërë njëmbëdhjetë përpjekje të pasuksesshme për konstituim.
Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut si e propozuar për kryeparlamentare, ndërkaq PDK dhe AAK po kërkojnë që të ndryshohet propozimi.
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës