Çfarë po planifikon NATO? Avionët e zbulimit zhvendosen në Rumani
Teksa lufta në Ukrainë duket se do të zgjasë gjatë, NATO ka vendosur që të zhvendosë disa prej avionëve të saj të zbulimit në Rumani. Avionët aktualisht ndodhen në Gjermani, por do të zhvendosen më afër Ukrainës me qëllim që të monitorojnë aktivitetin ushtarak rus.
Avionët e zbulimit me Sistemin Ajror të Paralajmërimit dhe Kontrollit (AËACS) pritet të arrijnë në Bukuresht të martën 17 janar, njofton NATO.
NATO do të vendosë avionë e vëzhgimit AËACS (Airborne Ëarning and Control System) në Bukuresht, Rumani. Avioni, i cili pritet të mbërrijë më 17 janar 2023, do të mbështesë praninë e zgjeruar të Aleancës në rajon dhe do të ketë për detyrë të monitorojë aktivitetin ushtarak rus.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se vendimi i fundit i aleancës tregon se nuk ka dyshime në lidhje me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të aleatëve.
“Teksa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshime lidhur me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve”, Lungescu.
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet