Çfarë presin shqiptarët nga reforma në drejtësi?
Pak më shumë se gjysma e shqiptarëve (58%) mendojnë se reforma do ta pastrojë drejtësinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Një vrojtim i Euronews Albania ka matur perceptimin e qytetarëve për reformën në drejtësi 5 vjet pas miratimit të saj dhe 4 vjet nga nisja e procesit të vetingut.
Largimi i magjistratëve të korruptuar ishte një nga qëllimet kryesore të reformës—janë rivlerësuar deri tani 455 gjyqtarë e prokurorë dhe rreth 170 janë shkarkuar nga detyra.
Megjithatë thuajse një e treta e qytetarëve (31,7%) tashmë kanë humbur besimin se sistemi do çlirohet nga korrupsioni.

Më pesimistë janë qytetarët në lidhje me fundin e pandëshkueshmërisë së politikanëve. Ata janë të ndarë thuajse në mes në lidhje me besimin e nxjerrjes së politikanëve para drejtësisë.
Më pak gjysma e tyre (45,1%) besojnë se drejtësia do të dënojë politikanët e korruptuar, dhe pothuajse po aq besojnë kjo gjë nuk do të ndodhë (42,5%) shqiptarët nuk janë të bindur se kjo do të ndodhë. e shqiptarëve e presin dënimin e politikanëve, ndërsa 43%-shi tjetër nuk ka pritshmëri të tilla.
Të ndarë janë qytetarët edhe në lidhje me përfitimet e tyre personale nga reforma. Gjysma (49,5%) mendojnë se sistemi i reformuar do të sjellë më shumë drejtësi për ta, por pak më pak se gjysma (40,2) mendojnë se për ta nuk do të ketë më shumë drejtësi se më parë.
Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar në muajin shtator nga kompanitë e specializuar në kërkimet të opinionit MRB dhe Data Centrum.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme