Çfarë pritet në 17 shkurt? Deputeti i PDK nxjerr detajet e protestës

14 Shkurt 2026 | 21:33

Deputeti i PDK, Përparim Gruda, ishte këtë të shtunë i ftuar live për Euronews Albania në Review me Greta Topjana. Gruda foli mbi gjykimin që po u bëhet krerëve të UÇK-së, ku sipas tij gjykata speciale është krijuar me bindje se do të ketë drejtësi dhe jo për padrejtësi.

Sakaq, ai theksoi se më datë 17 shkurt do të organizohet një protestë kundrejt padrejtësisë që po u bëhet krerëve në Hagë, ku theksoi se pjesëmarrja pritet të jetë rreth 200 mijë njerëz nga e gjithë bota ku ka shqiptarë.

“E gjithë partia demokratike ka pasur pakënaqësi të mëdha për sjelljen e qeverisë për këto pesë vite. Nuk kanë qenë në nivelin e duhur kujdesi i shtetit të Kosovës ndaj njerëzve që kanë udhëhequr luftën e Kosovës,

Ky ka qenë një detyrim që ka pasur Kosova. Nuk jemi të kënaqur sepse, siç e dimë, Kosova ka pasur edhe problem me financimin e mbrojtjes së të akuzuarve sepse ka kushtuar shumë. Nuk kemi pasur mbështetje në nivelin e duhur.

Nuk është vonë sepse fjala përfundimtare do të jetë për pak ditë dhe do të kenë kohë gjyqtarët, tre deri në pesë muaj, që të marrin vendimin dhe gjatë kësaj kohe ne duhet të kujdesemi që çdo gjë të bëhet sipas ligjit.

“Drejtësi, jo politikë” është slogani i protestës që do të organizohet më 17 shkurt, ku të gjitha partitë kanë konfirmuar mbështetjen. Pres që të marrin pjesë mbi 200 mijë shqiptarë anë e mbanë botës dhe besoj se do të jetë marshimi më i madh në historinë shqiptare.

Do të jetë një mesazh që ne jemi me krerët e UÇK-së dhe nuk pajtohemi me këtë lloj gjyqi. Kosova ka pasur seriozitet për të krijuar një gjykatë speciale për luftën e saj, por me bindje se do të ketë drejtësi”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026