Çfarë rreziku fshihet pas mbetjeve në port? Puckett: Testimet do zbulojnë gjithçka!

10 Nëntor 2024 | 20:30

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett, rrjeti që ngriti alarmin për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit tha në emisionin Review në Euronews Albania se testimet laboratorike do tregojnë se sa të rrezikshme janë këto mbetje që janë rikthyer në Shqipëri.

Ai theksoi se hapi i radhës është marrja e një kampioni të saktë të këtyre mbetjeve që duhen çuar në laboratorë të pavarur ku të përcaktohet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.

“Është një lajm i mirë që këto mbetje janë larguar nga deti dhe janë në tokë dhe mund të vijohet me hapat e radhës që duhet të jenë transparente për hapjen e kontejnerëve në sytë e publikut, marrja e kampionëve që duhen çuar në laboratorë të pavarur. Ne kemi kërkuar një prej kampionëve, që është përmbajtja e vërtetë, në mënyrë që të kuptojmë vërtetë çfarë ka pasur brenda atyre kontejnerëve që kanë shkuar deri në Tajlandë dhe janë rikthyer dhe për të kuptuar e nga vijnë këto mbetje, të shkojë te burime dhe të marrin kampionë. Ne jemi të bindur se janë mbetje të rrezikshme nga industria e çelikut, por nuk na është thënë nga prokuroria nëse mund të na jepet një kampion i saktë”, tha ai.

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026