‘Çfarë të bëj me 200 mijë lekë?’, e moshuara tregon se nuk i del pensioni
Data 15 e çdo muaji është data që 68-vjecarja Sanije Sharra, mezi e pret. Niset herët në mëngjes për të marrë pensionin e më pas do t’i duhet të bëjë disa llogari që të arrijë të mbulojë shpenzimet.
Ajo ka punuar për 30 vite si sanitare pranë qendres spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dhe prej 8 vitesh është në pension.
Pas pagesës së faturave të energjisë dhe ujit ka një tjetër detyrim në bankë, për një televizor që thotë se e ka blerë me kredi.
“Ja ky është pensioni, marr 200 mijë lek, pagova 38 mijë lekë drita dhe 7 mijë lekë ujë,25 pagova bankën, ikën lekët”, u shpreh ajo.
Më pas ndalon tek dyqani i lagjes, ku i duhet të heqë emrin nga lista e borxhlinjve.
“Sapo pagova 21 mijë lekë, i kisha borxh se bleva ushqime. Më ngelën 100 mijë lekë”, tregoi ajo.
Por, këto nuk janë të vetmet shpenzime, pasi e moshuara vuan nga një sërë sëmundjesh.
Sanija jeton e vetme, ka një vajzë e cila jeton jashtë vendit, por nuk ka mundësi ta ndihmojë.
“Çmimet në stratosferë. Çfarë të blej unë?”, përfundoi znj. Sharra.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet