Çfarë vidhet më shumë në Shqipëri, nga makinat tek shtëpitë e bizneset
Çfarë vidhet më shumë në Shqipëri? Kjo është një pyetje që merr përgjigje të ndryshme në varësi edhe të zonave apo qyteteve. Por ato që dominojnë janë kryesisht biçikletat, skuterat, makinat, shtëpi e biznese…
Shpeshherë hajdutët janë raste të përsëritura dhe shumë profesionistë në kryerjen e këtyre krimeve duke mos lënë gjumë, e në raste të tjera janë vjedhje amatore që kapën shumë shpejt nga policia.
Shumica e vjedhjeve kryhen në vetëm pak minuta, nga një person i vetëm ose përgjithësisht nga grupe të vogla.
Në Durrës, Fushë-Krujë dhe Tiranë ndodhin më shumë vjedhje.
Vjedhja e makinave
38 makina u vodhën në të gjithë vendin gjatë 3 muajve të parë të 2023. Nga këto raste të denoncuara vetëm 20 prej tyre janë zbuluar nga policia, me autorët që në pjesën më të madhe kanë rezultuar persona me precedent penal.
Tirana dhe Shkodra janë qytetet ku janë raportuar se ka pasur më shumë vjedhje të automjeteve.
Zonat më të preferuara ku vidhen automjete janë ato ku ka mungesë të ndriçimit dhe kamerave të sigurisë. Megjithatë nuk janë të pakta rastet kur vjedhja e tyre kryhet në lagje të mirë survejuara nga kamerat.
Më pas këto makina çmontohen për t’u shitur për pjese këmbimi, ose u dublikohen të dhënat. Por shqetësim mbetet përdorimi i tyre nga grupet kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë