Çfarë zbuloi hetimi i prokurorisë për sulmin kibernetik? Gazetari jep detajet

30 Nëntor 2022 | 16:44

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka dhënë detaje në lidhje me hetimin e prokurorisë për sulmin kibernetik ndaj sistemeve digjitale të vendit tonë.

Ferhati u shpreh se prokuroria zbuloi se hakerat fillimisht kanë tentuar të sulmojnë drejtpërdrejtë sistemet e AKSHI-it, por dështuan. Më pas, ata përdorën sistemin administrata.al për të penetruar.

Ndër të tjera, Ferhati nënvizoi se e njëjta mënyrë operimi, u përdor nga hakerat në një sulm kibernetik, në qershor të vitit 2021 në Arabinë Saudite.

“Nga një akt ekspertimi që prokuroria i ka bërë të gjithë situatës, ka rezultuar se hakerat fillimisht kanë tentuar të sulmojnë drejtpërdrejtë sistemet e AKSHI-it, por duke qenë se kanë dështuar në këtë sulm, kanë përdorur vulnerabilitetin e sistemit administrata.al. Në fakt, siç ka dalë në konkluzion edhe Microsoft, është penetruar në sistemin administrata.al, që në maj të vitit 2021, fillimisht nëpërmjet këtij sistemi, i cili ndërlidhet me sisteme të tjera të shtetit tonë.

Sulmi i tyre fillestar ka dështuar. Nga ana tjetër, në një shpjegim të materialit të prokurorisë, gjithashtu thuhet se e njëjta metodë, e grupimit të hakerave iraniane, që dhe më pas IP-të kanë rezultuar që përkojnë me ministrinë e Inteligjencës dhe luftës kundër krimeve kibernetike në Iran, të njëjtën mënyrë operimi e kanë përdorur edhe në një sulm të vitit 2021, në qershor, në Arabinë Saudite. Prokuroria thotë që po heton edhe për përgjegjësi të tjera lidhur me punonjës publikë që nuk e kanë parandaluar këtë sistem kibernetik”, theksoi ai.

Prokuroria e Tiranës kërkoi sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 punonjës në sektorin e IT-së në Departamentin e Administratës Publike lidhur me sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë, për 5 personat e akuzuar për shpërdorim detyre me detyrë IT , Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje.

Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026