Champions League: Barcelona nuk “di” të ndalet, Bayern mposht minimalisht Benficën

7 Nëntor 2024 | 09:00

Një gol me vlerë 3 pikë u shënua në Meazza nga turku Calhanoglu nga pika e bardhë e penalltisë, por kaq mjaftoi që Interi të merrte fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve dhe të kalonte pengesën e Arsenalit.

Përballja e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës nuk prodhoi shumë episode, sidomos për vendasit, të cilët u përballën me një mori sulmesh nga londinezët, të cilët nuk patën shënjestër.

Një gol në limitet e pjesës së parë vulosi takimin, pas topit të prekur me dorë nga Merino në zonë, me Calhanoglu që u tregua i saktë. 3 pikët e radhës për Interin që e sheh veten në vendin e 5-të me 10 pikë.

Në përballjet e tjera, Atletico fitoi ndaj PSG-së, Bayern mposhti minimalisht Benfican, ndërsa Barcelona shpartalloi Crvena Zvezdën 2-5. Në Parkun e Princave, madrilenët morën një fitore me përmbysje, pasi Zaire Emery shënoi për francezët. Molina dhe Correa shënuan për Atleticon, duke i dhënë kështu fitoren e dytë. Musiala, me një gjuajtje të saktë me kokë, i mjaftoi Bayernit në shtëpi për të mposhtur Benfican dhe për të rikthyer fitoren.

Crvena Zvezda-Barcelona ishte një ndeshje që prodhoi 7 gola, 5 në favor të katalanasve, të cilët morën një tjetër fitore, ndërsa Raphinha përmbylli dhe një tjetër 90 minutësh magjik së bashku me Lewandowskin dhe Yamal.

Fitore rezervoi e mërkura edhe për Club Brugge, Shakhtar, Salzburg, Brest dhe Atalanta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026