Champions League, PSG sfidon Bayern-in për finalen e madhe

28 Prill 2026 | 11:15

Luhet këtë të martë në mbrëmje ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve mes PSG-së dhe Bayern Munich.

Francezët do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv në shtëpi përballë Bayern-it, që zbret në fushë pa trajnerin Vincent Kompany.

Bavarezët i mbyllën llogaritë në Bundesligë duke siguruar titullin e dytë radhazi, teksa janë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë. Për ta fokusi mbetet në këtë duel, pasi kërkojnë finalen e madhe të Champions.

Nga ana tjetër, PSG e Luis Enriques mban kryesimin në Ligue 1, duke qenë pranë titullit kampion. Francezët do të kërkojnë të përsërisin sezonin e kaluar, edhe për faktin se kanë një ekip për t’u respektuar dhe vijnë nga një formë shumë pozitive në këtë kompeticion.

Për të mbërritur deri në këtë pikë, Bayern Munich eliminoi gjigantët e Real Madridit, ndërsa PSG fitoi të dyja ndeshjet kundër Liverpoolit. E sigurt është se në “Parkun e Princave” ky duel do të jetë me shumë raste dhe grintë, pasi të dyja skuadrat luajnë një lojë sulmuese dhe nuk kanë dëshirë të qëndrojnë pas.

Të mërkurën do të luhet ndeshja tjetër, Atletico Madrid – Arsenal, ndërsa duelet e kthimit do të jenë pas një jave.

Formacionet e mundshme:

PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian; D. Doue, Dembele, Kvaratskhelia

Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Musiala, Luis Diaz; Kane

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, foli në konferencën për shtyp ku vlerësoi maksimalisht rivalin bavarez.

Tekniku spanjoll theksoi se Bayern është një nga skuadrat më të mira në Evropë, sidomos për stilin sulmues të lojës. Ai veçoi edhe punën e trajnerit Vincent Kompany, duke e cilësuar si një nga emrat më cilësorë në pankinë.

“Bayern është një ekip që më pëlqen ta shikoj. Janë shumë ofensivë dhe gjithmonë kërkojnë golin. Kompany ka treguar nivel të lartë edhe më parë dhe po e bën këtë edhe tani”, u shpreh Luis Enrique.

Megjithatë, trajneri i PSG-së nuk pranoi ta konsiderojë këtë duel si përballjen mes dy skuadrave më të mira të turneut, duke përmendur edhe Arsenalin si një ekip që ka bërë një sezon të shkëlqyer. Sa i përket krahasimit direkt, ai tregoi besim te skuadra e tij.

“Bayern ka qenë shumë konstant, por nëse shohim performancën si ekip, mendoj se PSG është një hap më përpara”, tha spanjolli i PSG-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026