Champions: Milani triumfon në Bernabeu, Liverpool “leksion” Leverkusenit

6 Nëntor 2024 | 11:16

E marta në Champions ka qenë spektakolare, ashtu si vetëm një kompeticion i këtyre përmasave di të sjellë emocionet për tifozët e futbollit. Në këtë garë, të mëdhenjtë nuk janë të paprekshëm, por edhe të vegjlit nuk e kanë legjitime humbjen, dhe këtë e treguan përballjet e zhvilluara në javën e 4 të Ligës së Kampionëve. Milani ishte skuadra surprizë e mbrëmjes duke mposhtur Realin e Madridit në Bernabeu, një duel i mbyllur me shifrat 1-3. Thiaë shënoi golin e parë për kuqezinjtë, dhe më pas Morata e Reijnders realizuan, ndërsa për galaktikët, goli i vetëm erdhi me penallti nga Vini Jr.

Një fitore spektakolare ishte ajo e Liverpoolit përballë Bayer Leverkusenit në Anfield, në një ndeshje të dominuar nga të besuarit e Arne Slot. Pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa në të dytën, vendësit shënuan 4 herë. Tripleta e Diaz dhe Gakpo i dhanë fitoren e katërt në po aq ndeshje për Liverpoolin në Champions.

Zhgënjimi i mbrëmjes i takon Manchester Cityt, i cili u dorëzua përballë Sportingut të Lisbonës, ku protagonisti ishte Gyokeres, i cili realizoi tripletë në portën e qytetarëve. Pavarësisht se kaluan të parët në avantazh me Foden, të besuarit e Guardiolës pësuan 4 gola, 3 nga Gyokeres dhe 1 nga Araujo.

PSV Eindhoven mposhti Gironën 4-0, ndërsa Dinamo Zagreb humbi 1-4 përballë Slovan Bratislavas në ndeshjet e pasdites. Në mbrëmje ishte radha e Monaco, Celtic dhe Borussia Dortmund të merrnin fitoret e radhës, ndërsa dueli Lille-Juventus përfundoi në barazim 1-1.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026