Champions: PSG beson te triumfi ndaj Liverpool, duel mes gjermanëve
Një “derbi” gjerman dhe një klasike anglo-franceze pritet të prodhojnë spektakël e emocione në Champions League këtë të mërkurë, pa anashkaluar edhe Interin e Barcelonën, që zbresin në fushë, por me kundërshtarë më të lehtë. Katër sfidat e dyta të fazës së 1/16 do të mbyllin këtë javë, për t’u rikthyer shtatë ditë më pas me verdiktet finale. Një biletë për në çerekfinale dhe një skuadër tjetër për në shtëpi bëjnë që këto duele të jenë një luftë e vërtetë.
Në “Parkun e Princave”, PSG-ja vendëse pret Liverpool-in, skuadrën më kompakte të Champions-it, por testi i vërtetë është sonte në mbrëmje. Ky është ballafaqimi i tretë mes tyre, ku në dy të mëparshmet në këtë kompeticion, secila ka nga një fitore. Parizienët janë me ekipin e plotë, ndërsa britanikët kanë disa mungesa për shkak të skualifikimeve, të cilat kanë pak gjasa të ndikojnë në performancë.
Paralelisht, në orën 21:00, luhet edhe përballja gjermane, kampionët në fuqi të Leverkusen-it me rekordmenët e Gjermanisë, ata të cilët kanë shkruar historinë. “Allianz Arena” pret ndeshjen e parë, me Bayernin që në letër konsiderohet favorit. Në kampionat e njohin mirë njëra-tjetrën, por në Ligën e Kampionëve kjo është përplasja e tyre e parë.
Kalimin më tej kërkon edhe Interi, që luan ndaj Feyenoord-it në orën 18:45, por edhe Barcelona, e cila në mbrëmje sfidohet nga Benfica.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 11:08 E fundit/ Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim