Chelsea në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, mposht Cardiffin në transfertë

17 Dhjetor 2025 | 12:29

Chelsea ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës në Angli, pas fitores në transfertë ndaj Cardiffit të martën.

Blutë e Londrës shfaqën formë të mirë edhe në këtë kompeticion, duke shënuar tre gola në pjesën e dytë.

Garnacho kaloi Chelsea-n në avantazh në minutën e 57’, por vendasit barazuan me Turnbull. Më pas, Chelsea gjeti rrugën e rrjetës edhe me Neto dhe Garnacho sërish, për të vulosur fitoren 1-3.

Në gjysmëfinale, skuadra e Enzo Maresca do të përballet me fituesin e çiftit Arsenal-Crystal Palace.

Këtë të mërkurë në fushë do të zbresin edhe Manchester City dhe Newcastle, të dyja pretendente serioze për trofeun. Të besuarit e Pep Guardiolës do të sfidojnë Brentfordin në shtëpi, ku janë favoritë të padiskutueshëm për fitore.

Ndërkohë, Newcastle, nën drejtimin e Eddie Howe, do të luajë kundër Fulhamit, një tjetër ndeshje interesante në këtë fazë. Bardhezinjtë po kalojnë një periudhë me formë të luhatshme, duke konkurruar njëkohësisht në disa kompeticione.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026