Një aksident i rëndë ka nodhur mënghjesin e kësaj të hëne në qytetin e Kukësit, ku një automjet tip “Daimler Chrysler” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU: