CIA tenton të rekrutojë agjentë të dyfishtë në Rusi

23 Janar 2024 | 21:02

Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publikuar një video në gjuhën ruse, në tentim për të bindur punonjësit rusë të inteligjencës që të punojnë si agjentë të dyfishtë për Uashingtonin.

Drejtori i CIA-s, William Burns, deklaroi korrikun e vitit të kaluar se ka pakënaqësi në mesin e disa rusëve lidhur me luftën në Ukrainë dhe kjo pakënaqësi krijon mundësi për të rekrutuar spiunë dhe CIA do ta shfrytëzojë këtë situatë.

Videoja, e publikuar në kanalet zyrtare të CIA-s në rrjetet sociale, tenton të bindë ata që sugjeron se janë patriotë rusë që punojnë për shërbimet e inteligjencës dhe mund të ndihen të tradhtuar nga ajo që u cilësua si korrupsion në qarqet e elitës dhe mënyrës së dobët se si forcat e armatosura ruse janë të pajisura dhe furnizuara.

“Ata që janë përreth jush ndoshta nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën. Por, ne duam. Ju nuk jeni të pafuqishëm”, thuhet në videon që është e fundit në serinë e videove rekrutuese që shënjestrojnë Rusinë. Më pas, në video shfaqen mënyrat se si të kontaktohet CIA.

E shoqëruar me një muzikë melankolike, personazhi kryesor i videos, një personazh fiktiv, burrë 35 vjeç, shfaqet si një punonjës i agjencisë ushtarake të inteligjencës së Rusisë i cili e portretizon veten si patriot që e do Rusinë dhe që më parë ka shërbyer si parashutist.

“A keni guxim të mjaftueshëm që të përballeni me këtë tradhti”, thotë ai në video, para se ai të kuptojë se armiku i vërtetë brenda Rusisë është një formë e korruptuar e udhëheqjes.

Ky personazh fiktiv më pas thotë se për shkak të patriotizmit të tij ai ka vendosur që të veprojë dhe të punojë me CIA-n.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Veriut dënon stërvitjen e përbashkët ushtarake SHBA-Japoni

Koreja e Veriut të hënën denoncoi një stërvitje të përbashkët ushtarake midis SHBA-së dhe Japonisë, duke akuzuar Tokion se po përdor situatën globale “konfuze” për...
07:50 | 29/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026