Dhunoi gruan dhe mamanë e saj, arrestohet 40-vjeçari në Peqin! Çfarë i gjeti Policia
Një 40 vjeçar në Peqin ka rënë në prangat e Policisë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe nënës së saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se bashkëshortja e agresorit ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.
Ndërkohë gjatë kontrollit fizik 40-vjeçarit i është gjetur edhe një thikë.
Njoftimi i Policisë:
Peqin-Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 40-vjeçarit, 1 mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë