U dhunua nga shërbimi i inteligjencës, publikohet fotoja nga shtëpia e Sanduloviç

19 Janar 2024 | 09:11

Nikola Sanduloviç, lider i Partisë Republikane Serbe, u arrestua 10 ditë më parë, pasi u dhunua për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës serbe. Për pasojë, thanë avokatët e tij, ai mbeti i paralizuar në anën e majtë dhe pësoi dëmtime nervore.

Së fundmi bashkëshortja e tij ka shpërndarë një foto, ku politikani serb shihet i shtrirë në krevat, ku në krahun e djathtë duket se ka aparatura mjekësore.

Sandulović është akuzuar për shkelje të ligjeve që ndalojnë nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Akuzat u ngritën pasi ai kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët kundër shqiptarëve etnikë gjatë luftës së Kosovës për pavarësi në vitin 1998 dhe 1999. Ai është kritikuar ashpër nga mediat pro-qeveritare për ripostimin e një videoje të një vizite që bëri në varrin e Ademit Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra nga forcat serbe në vitin 1998 së bashku me 57 anëtarë të familjes së tij.

Lirimi i Sanduloviç erdhi pasi partitë opozitare në Serbi u nxitën nga një diskutim në Parlamentin Evropian në Strasburg për akuzat se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar në favor të SNS të presidentit Aleksandar Vuçiç, një akuzë që Vuçiç e mohon.

Ditën e djeshme ai ka dhënë dhe një intervistë për ‘The Guardian’, ku mes tjerash është shprehur: Më rrëmbyen anëtarët e policisë sekrete serbe, të cilët më rrahën, torturuan, më poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time për më shumë se gjashtë orë , duke më rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe jetën. E gjithë kjo për shkak të shprehjes sime politike dhe aktit të vendosjes së luleve mbi varrin e një vajze të vrarë shtatë vjeçare, e cila i përkiste familjes Jashari.’

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026