Ciaran godet Shqipërinë, përmbyt rrugë në Tiranë. Lana rrezikon të dalë nga shtrati

3 Nëntor 2023 | 13:58

Stuhia “Ciara” që përmbyti Firencen dhe Toskanën, ka përfshirë këtë të premte dhe Shqipërinë, ku janë shfaqur problematika në disa qytete.

Problematike mbetet situata në Tiranë, ku shumë nga rrugët e kryeqytetit janë përmbytur nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Gjithashtu bëhet me dije se në disa zona mësohet se është ndërprerë energjia elektrike.  Prurja e lartë e reshjeve ka bërë që të rritet ndjeshëm niveli i lumit Lana, i cili rrezikon të dalë nga shtrati.

Sakaq kryebashkiaku Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në mënyrë që të minimizojnë daljet nga banesat.

Një efektiv mbeti i dëmtuar në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, pasi u godit në kokë nga rënia e një objekti nga lartësia, si pasojë e erës.

Zonat më problematike në rang vendi, priten të jenë qytetet e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, dhe Korçë. Parashikohet se reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, ndërsa paraditja e të shtunës, pritet të jetë një situatë edhe më alamante.

Sipas meteorologëve, ky është kodi i kuq, pasi do ketë edhe përmbytje, për shkak të stuhisë e cila ka prekur të gjithë Europën.

Tirana sot:

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026