“Cic-mice”, Bushati ironizon replikat Rama-Yuri Kim

20 Tetor 2022 | 22:01

Gazetari Andi Bushati, i ka konsideruar cic-mice replikat që bëjnë kryeministri Edi Rama dhe Yuri Kim për reformën në drejtësi.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati theksoi se reforma në drejtësi është e kapur nga pushteti duke shtuar se tashmë nuk shpëtohet as nga ambasadorët ndërkombëtarë të tanishëm e as nga ato që do të vijnë pas tyre.

“Qasja e Kim është idioteske sepse në një kohë që e paraqet si sukses reformën në drejtësi, thotë se këta që janë margaritarë e kurorës së reformës në drejtësi Gjykata e Posaçme dhe SPAK, paskan nevojë për një roje te dera që është Ambasada Amerikane që ato të bëjnë drejtësi.

Nga lindi gjithë kjo histori? Këta sponsorët ndërkombëtarë të reformës në drejtësi e panë se e kanë kapur shteti fare. Kur doli Alqi Bllako nga burgu, thanë u bë nami por thjesht bëjnë  një fasadë.  Reforma në drejtësi është kapur nga pushteti. As Yuri Kim, as Soreca e as ata që do vijnë pas tyre nuk e shpëtojnë më. Pastaj cic-micet që bëjnë Rama me Kim janë…”- theksoi Bushati.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026