Çifti nga Devolli u bekua me katërnjakë, emocione dhe përjetime mes frikës e gëzimit

29 Tetor 2025 | 14:17

Në një shtëpi ku dikur dëgjoheshin vetëm dy zëra, tani kumbon një kor i vogël fëmijësh. Rozeta dhe Geraldo janë bërë prindër të katër foshnjave, tre djemve dhe një vajze, një bekim nga Zoti që e ka mbushur jetën e tyre me gëzim.

Rozeta, nënë për herë të parë, tregon se lajmin për katërnjakët e ka përjetuar me emocione të përziera, frikë dhe lumturi në të njëjtën kohë.

“Kur kemi marrë vesh që kemi katërnjak ka qenë miks emocionesh, të them të drejtën isha e gëzuar që si ka mundësi unë, por e panikosur. Isha e panikosur si do ja dalim, a do ja dalim deri në fund por kisha vetëbesim dhe besim në Zoti, ka qenë ndihmë dhe bashkëshorti im. Deri tani janë shumë mirë”, u shpreh Rozeta Vojkollari, nëna e 4-njakëve.

Ndërsa Geraldo, mes humorit të babait të ri dhe mirënjohjes, e quan shtëpinë e tij “shtëpi topi”.

“Shtëpi topi. Është lajm i bukur të gëzohesh me 4 fëmijë por nuk dinim si do shkonte shtatëzania. Nga një punë duhen bërë tre tani. Po shohim kushtet ekonomike, çmimet ekonomike, janë shpenzime të larta. Do ja dalim, sa e kemi në dorë, do ja dalim. Besimi gjithmonë në Zot. I pari është Roal, miksim midis shkronjave të mi e bashkëshortes, edhe goca gjithashtu ndërsa dy djemtë e tjerë Roar dhe Auro i kanë zgjedhur gjatë”, tha Geraldo Vojkollari, babai i 4-njakëve.

Edhe gjyshja, që e pret me krahë hapur sfidën e re për të ndihmuar nusen, e sheh këtë si një dhuratë hyjnore.

Gëzim i madh. Mrekulli. Kemi mrekulli në shtëpi. E prita me gëzim të madh. Gjithë jetën time ku është gëzimi më i madh. Unë do e ndihmoj deri sa të rriten sa të kem frymë. Unë e kisha lënë në dorë të Zotit, më solli 4 mrekulli. Jemi gjyshër të bekuar e të lumtur”, u shpreh Festime Vojkollari, gjyshja e 4-njakëve.

Mes lodhjes, kujdesit dhe dashurisë pa masë, Rozeta dhe Geraldo po zbulojnë se mrekullitë ndodhin vërtet, dhe ndonjëherë, vijnë katër herë njëherësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026