Çifti rus i patinazhit, kampionë bote, ishin në avionin amerikan që u rrëzua

30 Janar 2025 | 09:56

Ish-kampionët e botës në patinazh artistik, Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, ndodheshin në bordin e avionit të American Airlines, i cili u rrëzua në lumin Potomac në Uashington mbrëmjen e së mërkurës, raportojnë mediat shtetërore ruse.

Shishkova dhe Naumov, të cilët ishin të martuar dhe kishin fituar titullin botëror në patinazhin në çift në vitin 1994, raportohet se ishin zhvendosur në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1998, ku trajnonin patinatorë të rinj.

Sipas agjencive ruse të lajmeve TASS dhe RIA, në avion ndodhej edhe djali i tyre, Maxim Naumov, i cili ka përfaqësuar SHBA-në në disiplinën individuale të patinazhit artistik. Ai së fundmi kishte marrë pjesë në kampionatin amerikan të patinazhit artistik në Wichita, Kansas, që u mbajt nga datat 20 deri më 26 janar.

Çifti raportohet se po kthehej nga gara dhe po udhëtonte me një grup patinatorësh të rinj. Sipas medias ruse Mash, në avion besohet se ndodheshin të paktën 13 patinatorë, shumë prej tyre fëmijë të emigrantëve rusë që jetojnë dhe stërviten në SHBA.

Autoritetet ajrore dhe ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për të identifikuar të mbijetuarit dhe viktimat e tragjedisë. Hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende në vazhdim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026