Çifti shqiptar kapet me armë dhe eksplozivë në makinë, bllokohet qendra e Athinës

11 Tetor 2024 | 16:31

Policia greke ka bllokuar rrugën “Sokratous” në Athinë pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë. Gjatë kontrollit në një makinë ku ndodheshin një çift shqiptarësh policia ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi dhe është detyruar të rrethojë zonën.

Automjeti është fuoristrade “Wolsvagen” ndërsa arma e zjarrit është pistolete tip TT. Lënda eksplozive mendohet te jetë tritol.

Sipas mediave greke mësohet se shtetasi shqiptar 39-vjeçar rezulton me precedentë penalë për drogë, ndërsa ka dalë nga burgu në vitin 2016.

Gjithashtu sipas informacioneve ai ishte i shoqëruar në makinë nga një grua shqiptare 33-vjeçare Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026