Cikli i trajnerit Reja te kombëtarja ka përfunduar, thotë gazetari sportiv

10 Tetor 2022 | 11:39

Gazetari sportiv, Tami Kone thotë se cikli i trajnerit italian, Edi Reja ka përfunduar në kombëtaren shqiptare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kone u shpreh se kundërshtarët e Shqipërisë në grupin E për kualifikueset e “EURO 2024”, Polonia dhe Çekia nuk janë të lehtë për t’u mundur.

“Unë nuk them se janë të lehtë, sepse përballë Polonia, aq më tepër flasim për Levandovskin. Në krahun tjetër, flasim edhe për Çekinë, Çekia është ajo që është. Me sa kemi parë me evenimentin e fundit që bëri kombëtarja jonë, nuk ka më skuadra të vogla. Janë të gjitha skuadrat që të hapin probleme. Për mua, cikli i trajnerit Reja ka përfunduar, kombëtarja nuk mund të shikojë kurrsesi”, theksoi ai.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kampionatit Europian “EURO 2024”, në shortin e mbajtur të dielën në Frankurt të Gjermanisë.

Shqipëria do të jetë në grupin E, ku në vazon e parë kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilët e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.

Në vazon e dytë u përzgjodh skuadra e Republikës Çeke. Nga vazo e katërt, nga goglat e hedhura, janë Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është Moldavia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026